Krimi horror në Fier, daja i të miturit tregon si mori e vesh lajmin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Nëntor 2021, 21:16
Ngjarja horror në Grecalli të Fierit ku 38-vjeçari Klodian Çalamani rrëmbeu dhe groposi fëmijën 8-vjeçar ka tronditur mbarë vendin.
Daja i të miturit në një dalje për mediat ka kërkuar që autori të marrë dënimin e merituar. Ai thotë se lajmin e mori vesh nga e motra nëpërmjet telefonit ndërsa shprehet se Çalamani duhet të varet.
“Nuk e dimë. Më tha motra që ka qenë i dënuar. Kërkojmë drejtësi. Ky është shteti s’kemi ça bëjmë Të varet si qeni. Unë e kam nip. Motra më tha për ngjarjen në telefon.”- tha ai.
