Meta: Qeveria ka pasur probleme me presidentin, jo unë me të, kam respektuar kushtetutën

Presidenti ilir Meta i quan si vendimet e tij i ka marrë për interesin kombëtar dhe mbrojtjen e Kushtetutës, gjëra të cilët i ka pasur gjithmonë parësore.

Në një intervistë ekskluzive për emisionin “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, ai bëri me dije se nk është se ka pasur ndonjë probleme me qeverinë, por qeveri ka pasur problem me të.

Meta: Sigurisht Presidenti nuk mund të dorëzohej, se e kam thënë edhe më parë se unë nuk mendoj se jam i pagabueshëm. Përkundrazi, se gabimet janë njerëzore, por absolutisht që interesin kombëtar dhe mbrojtjen e Kushtetutës i kam pasur i kam gjithmonë parësore.  Dhe unë për dijeninë tuaj nuk është se kam pasur ndonjë problem me qeverinë, përkundrazi, të gjitha rastet tregojnë se qeveria ka pasur problem me Presidentit, siç ka pasur me çdo institucion tjetër kur ka bërë detyrën.

Unë edhe kur kam qenë kryeministër, kam pasur një raport të shkëlqyer me Presidentin e asaj kohe që ka qenë Profesor Rexhep Meidani, ndryshe nga kryeministrat e tjerë, sepse unë kam ndjenjën e detyrës. Kjo është detyra ime, do ta bëj. Në qoftë se ti kërkon të më kërcënosh, kërkon të më shantazhosh që unë të prek Kushtetutën e Shqipërisë, atëherë më vjen keq! Unë jam betuar jo vetëm me dorë mbi Kushtetutë, por me gjithçka timen për ta bërë këtë detyrë me përgjegjësi të plotë e maksimale.