Balliu akuza të forta Bashës: Arkitekti i shkatërrimit të PD-së, Grida zëdhënëse e tij, të përjashtohet
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD Klevis Balliu, është shprehur se Kryedemokrati Lulzim Basha është arkitekt i planit të shkatërrimit të Partisë Demokratike, ndërsa nënkryetarja e PD, Grida Dumën është zëdhënëse e tij.
Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Balliu bazuar në deklaratën që bëri Duma në mbledhjen e Kryesisë së PD, u shpreh se nënkryetarja e kësaj partie duhet të duhet të përjashtohet nga PD pasi ka kërkuar shpërbërjen e sakrificës 30 vjeçare të demokratëve.
Postimi i plotë i Klevis Balliut:
Arkitekti i planit për shkatërrimin e PD-së është Lulzim Basha, Grida thjesht zëdhënëse.
Sipas nenit 27 pika 1 e Statutit të partisë, Grida Duma duhet të përjashtohet nga Partia Demokratike pasi ajo ka kërkuar shkatërrimin e PD, duke kërkuar shpërbërjen e sakrificës 30 vjeçare të demokratëve.
Fakti që Lulzim Basha nuk merr masa ndaj Grida Dumës tregon se arkitekti i vërtetë i planit për të shkatërruar Partinë Demokratike është vetë Lulzim Basha.
Grida është thjesht zëdhënëse e planeve të Lulzim Bashës.
Kujtojmë se edhe mbrëmjen e djeshme, Flamur Noka tha se Duma dhe Abileaj kanë kërkuar shkatërrimin e PD. Mbledhja që u mbajt mbrëmjen e djeshme është shoqëruar me debate të shumta.

