Nikolla takim me udhëheqësit e komuniteteve fetare: Toleranca fetare, model për sjelljen politike dhe shoqërore

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla zhvilloi sot, 16 nëntor një takim me udhëheqësit e komuniteteve fetare, me rastin e Ditës Botërore të Tolerancës.

Të pranishëm në takim ishin Bujar Spahiu, Kryetar i Komunitetit Mysliman; Monsinjor George Frendo, Arqipeshkv i Tiranës-Durrësit dhe Primat i Kishës Katolike në Shqipëri; Fortlumturia e Tij Anastas Janullatos,  Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë; Haxhi Baba Edmond Brahimaj, Kryegjysh i Bektashive dhe Sufive në Tiranë dhe Ballkan; Pastor Ylli Doçi, Kryetar i Vëllazërisë Ungjillore Shqiptare.

Kryetarja e Kuvendit shprehu gjithashtu mirënjohjen ndaj komuniteteve fetare, të cilët, pavarësisht dallimeve të natyrshme midis besimeve, në momentet kyçe të historisë kombëtare kanë qenë një faktor bashkimi e progresi.

Historia tragjike e fesë në vendin tonë, goditja prej rregjimit komunist, nuk dëmtoi aspak tiparin më të rëndësishëm të besimeve në Shqipëri: tolerancën. Përkundrazi, toleranca fetare ka qenë dhe mbetet një rregullator i rëndësishëm i marrëdhënieve fetare në Shqipëri.

Nikolla u shpreh se politikanët duhet të mësojnë shumë nga toleranca fetare.