Koka: Basha nuk ka një hall politik, por një hall penal, ja çfarë përfaqëson 18 dhjetori

Dy Kuvende Kombëtare të Partisë Demokratike do të mblidhen brenda 7 ditësh në Dhjetor.

Më 11 Dhjetor do të mblidhet Kuvendi që ka thirrur ish-Kryeministri Sali Berisha dhe më 18 dhjetor Kuvendi që ka thirrur Kryedemokrati Lulzim Basha.

Vendimi i tij erdhi vetëm disa ditë më vonë pasi në selinë e PD u dorëzuan 4200 firma për mbledhjen e Kuvendit.

Në lidhje me këtë gazetari Bledian Koka në një intevistë për Ora News, është shprehur se ish-Kryeministri Sali Berisha ka zgjedhur të mbajë Kuvendin në ditën e themelimit të PD, ndërsa Lulzim Basha ka zgjedhur ditën që evokon diktatorët në histori.

Bledian Koka: 18 Dhjetori siç është dita e Stalinit është dhe vetëvrasjes së Mehmet Shehut. PD nuk duhet të identifikohet as me evokimin e ditëlindjes së një diktatori gjakatar dhe as më keq në një ditë të zezë për jetën dhe për fatin e njeriut që gjithsesi ishte diktator. Pra ndërkohë që “Foltorja’ zgjedh ditën e themelimit të vokacionit perëndimor të PD, Basha ndoshta në një mënyrë zgjedh ditën që evokon diktatorët e kësaj historie.

Ai shprehet se Basha ka paralajmëruar që kushdo që del kundër tij do të përjashtohet, ndërsa shton se Kryedemokrati nuk mund të largojë nga PD 4200 delegatë për mbledhjen e Kuvendit. Më tej shton se Basha nuk e ka më arsyen politike..

Bledian Koka: Nuk është çështje datash ka të bëjë me çështjen e asaj që Basha e ka si mënyrë veprimi dhe po e shpalosë akoma dhe më fortë në PD,  për aq kohë sa do jetë. Pra përjashtimi. Pra ajo që Basha ka paralajmëruar është se kushdo që kërkon Kuvend dhe del kundër frymës së tij do të përjashtohet.

Por Basha nuk mund të përjashtoj 4200 anëtarë që kanë firmosur Kuvendin. Logjika e përjashtimit e ka kalaur Bashën në autokratin kritik që nuk dëgjon zërin e arsyes, zërin e shumicës por vepron sipas interesit personal. Basha nuk e ka më arsyen politike aty ku duhet ta kishte.

Koka ka bërë krahasimin mes Bashës dhe Berishës duke thënë se ky i fundit nuk e ka problem të përballet me bazën. Sipas tij në këtë mes hallin më të madh e ka Basha dhe jo Berisha.

Bledian Koka: Basha nuk po tërhiqet nga qëndrimet e tij që gjithmonë e shumë e largojnë nga PD. Kjo është ajo që më duket. Nga ana tjetër kemi Berishën që nuk e ka problem të përballet me bazën, ndërkohë Basha vazhdon dhe komunikon vetëm me Bardhin dhe përmes këtij mekanizmi vazhdon të krijojë situate të pakëndshme që nuk e ndihmojnë zgjidhjen e krizës. Mendoj se kriza do të zgjidhet më 11 dhjetor. Ka vërtetë njerëz me halle, dhe hallin me të madh nuk e ka Berisha por e ka Basha dhe nuk është një hall politik por është një hall penal.

Intervistoi Arnold Kariqi, përgatiti Anila Kolgjini.