Yuri Kim "në Emër të Amerikës": SHBA krah Shqipërisë, pavarësisht se çfarë mund të ndodhë brenda ose jashtë
“Në Emër të Amerikës”, titullohej ekspozita e çelur në Tiranë për 75-vjetorin e debimit të misionit amerikan nga diktatura komuniste.
Po nën këtë slogan” në emër të Amerikes” shumë politikanë të Shqipërisë kanë tentuar të marrin kredenciale nga fuqia më e madhe perëndimore. Ambasadorja Yuri Kim i heq këto dilema dhe konfirmoi qëndrimin koherent të Shteteve të Bashkuara ndaj Shqipërisë.
“SHBA-të nuk janë lëkundur kurrë, ju e meritonit të ishit një vend i lirë dhe i pavarur. Pavarësisht se çfarë mund të ndodhë brenda ose jashtë Shqipërisë, kjo pozitë nuk ka për të ndryshuar”
Ndërsa kujtoi rolin e presidentit Willson ne ruatjen e trojeve tona nga coptimi, Yuri Kim i bëri thirrje shqiptarëve të mos harrojnë të shkuarën komuniste dhe të reflektojnë ndaj vuajteve të të persekutuarve.
"Është e rëndësishme të kujtojmë gjithë këta njerëz, gjithë ato tmerre që këta njerëz kanë kaluar, të kujtojmë ato burra dhe gra. Demokracia që keni sot mund të mos jetë perfekte, mund të mos jetë e plotë, por është e rëndësishme të kujtojmë se ajo erdhi përmes gjakut e djersës. Është një gjë e çmuar dhe të gjithë ne duhet ta mbrojmë atë”
Edhe ekspozita “Në Emër të Amerikës”, ku foli amasadorja Kim, synon sipas organizatorëve të njohë të rinjtë me të shkuarën diktatoriale dhe persekucionin ndaj elitës shqiptare.

