Beteja brenda PD, Koka: Mbledhja e Kuvendit truk i Bashës, ka ndryshuar 3 herë qëndrim brenda 6 ditësh
Gazetari Bledian Koka e konsideron humbje të arsyes politike vendimin e Kryedemorkatit Lulzim Basha për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike më 18 dhjetor.
Në në një lidhje të drejtpërdrejt për Ora News, Koka shprehet se mbledhja e Kuvendit është një truk i kreut të PD.
Ai thotë se Basha në lidhje me Kuvendin dhe firmat e mbledhura ka ndryshuar qëndrim tre herë brenda 6 ditëve.
Bledian Koka: Basha e ka të nevojshme të relativizojë një problem të madh që ka në PD, për të shpikur artifica që në fund fare nuk i përgjigjen kërkesës së bazës të PD. Për mendimin tim kjo që ka bërë Basha është tregues i qartë i humbjes së arsyes politike dhe humbje e kontaktit me realitetin e PD, parti që ende e drejton përmes vulës që ka. Mendoj se është një truk i Bashës për të relativizuar atë që është kongresi. 6 ditët e fundit i njëjti njeri ka ndryshuar tre here qëndrim për atë që kërkojnë demokratët.
Fillimisht tha që nuk do të ketë Kuvend antiamerikan, pasi u dorëzuan firmat, Basha dhe Bardhi thanë se nuk kemi thënë që nuk ka Kuvend amerikan, por duam verifikimin e firmave. Ftesës për të verifikuar firmat e refuzuan duke nxjerrë artificën se firmat nuk ishin depozituar në protokollin e PD. Është konfirmuar së në PD nuk ka zyrë protokolli. Gjithmonë do të kishte një alibi nga njerëzit që nuk duan të përballen me realitetin. Çështja nuk është tashmë te firmat.
Për Kokën Palokës tregon se Basha nuk ka vokacionin për ta zgjidhur konfliktin, ndërsa shton se situata e krijuar brenda PD duhet të shkojë drejt zgjidhjes .
Bledian Koka: Refuzimi i propozimit të Palokës tregon se Basha nuk ka vokacionin për ta zgjidhur konfliktin, nuk ka vesh për të dëgjuar thirrjet e demokratëve për përballje por përdorë truket ligjore për të iu shmangur problemit. Por problem është aty, elefanti është në dhomë. Situata e krijuar në PD i jep pak kohë Bashës por problemi duhet të shkojë drejt zgjidhjes me atë që është vokacioni i shumicës dhe jo vokacioni i pengmarrjes së Partisë.
Intervistoi Arnold Kariqi, përgatiti Anila Kolgjini.
