"Harrohet" pr/buxheti 2022, Salianji përplaset me Braçen për përgjimet e Taçit. Duma e Bushka për etikën
Debati për buxhetin e shtetit ka degjeneruar deri në përplasje fizike mes deputetit Ervin Salianji dhe ish zëvendëskryeministrit Erion Braçe
Shkak për këto pamje janë bërë akuzat që deputeti i PD ngriti për Braçen duke u shprehur se në përgjimet e 18 milionë eurove të sekuestruara nga SPAK del dhe emri i Braçes duke biseduar me Rezart Taçin
A je ti zëvendëskryeministri që në përgjimet e prokurorisë italiane…O ti çohu në këmbë!
Braçe replikon në distancë dhe i drejton gishtin.
Salianji: Mos mu drejto mua si kone, je mësuar me këta. O kone!
Kuvendi rinisi punimet me tërheqje vërejtje për Salianjin, por deputetët shmangën konfliktin
Përplasja nisi për respektimin e etikës, ku Grida Duma solli në vëmendje sjelljen e kryeministrit Rama
“Ky njeri që flet për marrëdhënien mes dy botëve ka përdorur cfarëdolloj metafore”
Ka qenë Anila Bushka që në përgjigje kërkoi respektimin e kodit të etikës
“Unë e kuptoj që kuvendi ka presionin e vet por të mos ngatërrohet retorika me ofendimet e sjelljet e pahijshme”
Por me librin e marrë prej Bushkës me tone të ashpra reagoi edhe Basha, edhe pse në sallë mungonte kryeministri Rama.
(Shenim: Kronika e pergatitur nga TV Ora News)
