Melani, fshati i të moshuarve në Dibër, të rinjtë e kanë braktisur

Braktisja masive e zonave rurale është kthyer në një problem serioz në vendin tonë. Në fshatin Melan të Dibrës 15 vjet më parë jetonin plotë 90 familje, ndërsa sot janë vetëm 30 të tilla. Banorët e mbetur aty, kryesisht të moshuar, thonë se arsyet ekonomike janë arsyet kryesore pse fshati po boshatiset.

Qetësia nëpër rrugica, e të moshuarit që shihen herë pas here, janë dëshmi e braktisjes së fshatit Melani në Dibër.

15 vite më parë, ky fshat kishte 90 shtëpi të banuara, sot  aty janë banojnë vetëm 30 prej tyre, shumica të moshuar.

"Kanë qenë 90 familje dhe kanë mbetur 30, edhe këto janë të shkatërruar krejt."

"Krejt rinia kanë ikur jashtë, nuk gjet dot një të ri."

Melani, fshati i të moshuarve në Dibër, të rinjtë e

Qytetet e mëdha, por edhe vendet europiane, janë destiancionet për të rinjtë që kanë ikur nga fshati.

"Dikush ka ikur në Tiranë, Durrës, Francë, Greqi."

Arsyet e kësaj braktisje masive janë të ndryshme, kryesisht ekonomike.

"Kanë ikur për një jetë më të mirë."

Melani, fshati i të moshuarve në Dibër, të rinjtë e

Ikja e të rinjve ka sjellë një tjetër plagë shqoërore, atë të harresës së bujqësisë dhe blegtorisë.

"Të gjithë i kanë hequr blegtori dhe bujqësi, nuk ka asgjë."

Fenomeni i pandalshëm i braktisjes së zonave rurale është masisvisht i shpërndarë në vendin tonë, jo vetëm në Dibër por edhe në qarqet e tjera.

Melani, fshati i të moshuarve në Dibër, të rinjtë e

Melani, fshati i të moshuarve në Dibër, të rinjtë e