Ndërtim pa leje mbi kopësht, Manja çon 6 zyrtarë të Kadastrës së Durrësit në SPAK
Gjashtë punonjës të Kadastrës kallëzohen në SPAK nga Ministria e Drejtësisë pasi kanë shpërdoruar detyrën duke legalizuar ndërtimin e një kati shtesë në shkollën e fshatit Ishëm. Ministri tha se në Agjencinë Antikorrupsion ka edhe 128 denoncime të tjera që do të ndiqen me kujdes. Manja ka pasur një apel për të gjithë punonjësit e Kadastrës, sidomos ato kryesore ku rastet janë më problematike, ku tha se të mos lejojnë që kolegët e korruptuar që kanë hesape të hapura me korrupsionin, të mos fusin duart në arkivat e Kadastrës.
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, njoftoi sot se do të kallëzojë në SPAK, pasi sipas tij kanë shpërdoruar detyrën duke legalizuar ndërtimin e një kati shtesë në kopshtin e fshatit Ishëm në Durrës.
Manja: Rasti i parë ka bëjë me Njësinë Administrative Ishëm, Durrës. Është legalizuar një vend brenda një kopshti publik, ndërtimi pa leje është bërë direkt mbi kopshtin, është shtuar një kat, aty ku mësojnë fëmijët e kësaj njësie. Legalizimi është bërë në mënyrë abuzime, zyrtarët që do të denoncohen sot në SPAK e kanë marrë legalizimin për privatin. Kemi dërguar në prokurori 6 persona, punonjës aktual e jo vetëm . Me veprimet e tyre shpërdoruan detyrën në mënyrë flagrante.
Manja bëri me dije edhe një tjetër rast abuziv në Tiranë, për tjetërsimin e pronës dhe është kallëzuar personi përgjegjës.
Manja: Rasti i dytë i përket Drejtorisë së Tiranës Rurale, dhe është rasti klasik sesi shteti zhvishet nga pronësia nëpërmjet veprimeve fiktive nga punonjës të Kadastrës. Në kartelë prona rezulton në shteti, ndërsa në sistem pasuria rezulton në emër të një qytetari dhe ky i fundit nuk ka bërë kërkesë për regjistrimin e kësaj prone. Njëherë është me emër të një qytetari, herën dytë është shtet dhe herën e tretë është regjistruar në merë të një qytetari tjetër. Janë kryer veprime të paligjshme për tjetërsimin e 1000 metër katror tokë. I njëjti person që ka kryer të njëjtat gjëra për të regjistruar pronat. Këto raste janë të parat për të cilat njësia antikorruopsion ka përfunduar hetimet, janë firmosuar kallëzime.
Teksa raportoi se ka 128 denoncime të tjera, Ministri kërkoi hetim të kujdesshëm e rigoroz.
Dha dhe një mesazh për punonjësit e Kadastrës, kryesisht për ata që sipas tij kanë hesape të hapura me korrupsionin ndërkohë që për Kadastrën e Vlorës priten hetimet e para.
Ministri i Drejtësisë njoftoi edhe për një listë me emra të dënuarish për të cilët do të vendosë në një të ardhme se kush prej tyre duhet të futet në regjimin e 41 Biz.

