Ne Kuvend/ Balla thumbon: Jua qaj hallin. I ngre zërin dhe Lindita Nikollës. Replikon Basha: Kemi ardhur për ta çliruar Shqipërinë ...

Seanca maratonë për miratimin e pr/buxhetit 2022  ka vijuar me replika mes  Kryetari i PD-së Lulzim Basha me kreun e grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla. Në një moment Balla tërhoqi dhe vëmendjen kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla.

 Taulant Balla: “Basha jua qaj hallin por asnjëra nga këto (Flet për Kushtetutën, Kodin Etik dhe Rregulloren) nuk është statuti i PD-së, tek statute bëj si të duash. Ti lexoje ndryshe, babai yt ndryshe por harroje që Kushtetutën dhe rregulloren e Kodin e sjellës do ta shkelësh”

Basha ngrihet në këmbë të marrë fjalën në foltore.

Taulant Balla: Ke një problem të madh. Fjalën e merre kur ta thotë Kryetar. Në rast se fjala në këtë sallë merret pa ta dhënë ky nuk quhet më kuvend.

Lindita Nikolla: Zoti Basha respektoni fjalën.  

Lulzim Basha: Kjo me të vërtetë është Kushtetuta e Republikës por gjithçka tjetër këtu është jo vetëm pa lidhje me këtë Kushtetutë por antikushtetuese. Nuk jemi këtu si garnitura e një skote antikushtetuese të ardhur me paratë e krimit, bandat, blerjen e votës, shpërdorimin e parave të tërmetit, me keqpërdorimin e fatkeqësisë, shkatërrimin e fshehtësisë dhe lirisë së votës, këto janë citime të raportit të OSBE-ODIHR. Kemi ardhur këtu të bëjmë gjithçka për të çliruar Shqipërinë nga kjo skotë, me gjithë respektin që kam për ata të paktë mes jush që nuk kanë lidhje me masakrën zgjedhore të 25 prillit.

Kur e merr këtë në dorë kujdes se të paktat janë faqet ku nuk janë shkruar rregullat që i keni dhunuar me vetëdije. Keni dhunuar dhe ndryshimet e njëanshme antikushtetuese që keni bërë me 30 korrik vetëm për ta mbajtur pushtetin me dhunë me 25 prill.

Këtu është dhe parashikimi kushtetues që keni shkelur jo më pak se dy javë përpara ku ndaluat komisionin hetimor Becchetti ndonëse keni tre vendime të Gjykatës Kushtetuese, nuk pyesni për Kushtetutë, Gjykatë Kushtetuese, për ligj, për njerëzillëk, nuk pyesni për njerëzit dhe hallet e tyre. Ju keni vetëm hallin tuaj dhe për hallin tuaj jeni gati ti vini flakën këtij parlamenti dhe Shqipërisë. Nuk do t'ju lejojmë dhe do të digjeni vetë në flakën që keni ndezur.