"Demokracia që kemi sot mund të mos jetë perfekte por është e çmuar e duhet mbrojtur" , Mesazhi i Yuri Kim

“Demokracia që kemi sot mund të mos jetë perfekte, mund të mos jetë e përsorsur por është e rëndësishme të kujtojmë se është arritur përmes gjakjut e djerës së të gjithë atyre personave që luftuan e punuan. Është gjë e çmuar e të gjithë ne duhet të mbrojmë” deklaroi ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim në fjalën e saj në aktivitetin e organizuar sot për 75-vjetorin e debimit të misionit amerikan nga diktatura komuniste.

Në ekspozitën me titull “Në Emër të Amerikës”, ambasadorja nënvizoi se është e rëndësishme që të kujtohen pasojat e komunizimit dhe të mos harrohen kurrë.

"Është e rëndësishme të kujtojmë të gjithë këta njerëz tmerret që kanë kaluar këta persona. Është e rëndësishme të kujtojmë burra e gra trima, nga të gjitha formacionet politike, nga të gjithë anët e Shqipërisë që patën guximin të rrezikonin jetën madje ta humbin atë”