Degjeneron seanca/ Salianji tenton të përplaset fizikisht me Braçen në Kuvend: "O kone mos mu drejto me gisht!"

Përgjimet e Antimafias italiane ndaj Rezart Taçit kanë përplasur fizikisht deputetët Ervin Salianjin dhe Erjon Braçe. Ish zv/kryeministri i ka quajtur shpifje akuzat e demokratit për përfshirje në këto përgjime. Por përveç kësaj situate e gjithë seanca është shoqëruar me akuza dhe fyerje personale mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës.

Pas më shumë se 20 orë diskutimesh në dy seanca maratonë, deputetët në parlament nuk kanë arritur të mbajnë në kontroll nervat dhe sjelljet e tyre.

Garda e Republikës arriti të parandalojë një konfrontim fizik mes Ervin Salianjit dhe Erion Braçes në sallën e Parlamentit.

Shkak për këtë u bënë akuzat e demokratit për përfshirje të deputetit socilialist në përgjimet e Antimafias italiane.

Salianji: Ku iku zonja që ishte këtu që kishte librin në dorë, ka dhjetëfishuar pasurinë e saj dhe të bnashkëshortit të saj. Zonja Bushaka të dalë se ka fituar gjyqin para dy muajsh dhe nuk e kam thënë. Del bën si ëngjëll por nuk është ëngjëll.Zotëria, parafolësi im në media 40 mln euro vetëm një prej ortakëve të vet duke marrë në tendera. Mos të flasim për atë tjetrin me dhjetëra udhëtime që kanë dalë të gjithë tenderat e dynjasë.

Ky zotëria që ngrihet dhe bën si më i shqetësuari, në përgjimet e prokurorisë italiane ku flitet për Rezart Taçin, për ty e kam. Hajde. A je ti zëvendëskryeministri që në përgjimet e prokurorisë italiane…O ti çohu në këmbë!

Braçe replikon në distancë dhe i drejton gishtin.

Salianji: Mos mu drejto mua si kone, je mësuar me këta. O kone!

Nikolla: Ju tërheq vëmendjen Salinaji, kujdes etikën!

Salianji drejtohet drejt Braçes por rrethohet nga Garda e Republikës.

Kjo situatë, ku deputetët tentuan t`i zgjidhin çështjet me grushta, detyroi kryetaren e Kuvendit të ndërpriste seancën plenare për t`i tërhequr vërejtje demokratit.

Ish zv/kryeministri socialist Erjon Braçe i quajti të pavërteta akuzat e Salianjit, madje shkoi më tej duke pretenduar se janë të sponsorizuara për të dëmtuar figurën e tij. Ky shpjegim nuk e ka penguar demokratin të vijojë me fyerje personale.

Pasi pa që nuk ndodhej kundërshtari i tij politik, Lulzim Basha në vetëm 30 minuta qëndrim në seancë, akuzoi Parlamentin se ishte i mbushur me kriminelë.

Demokratët janë shprehur kundër buxhetit të vitit të ardhshëm të propozuar nga qeveria, me argumentin që pjesën e 'luanit' e marrin oligarkët.

Degjeneron seanca/ Salianji tenton të përplaset fizikisht me

Degjeneron seanca/ Salianji tenton të përplaset fizikisht me