Salianji e akuzon se ka dalë në përgjimet e Taçit, Braçe: Janë paguar cash, për këtë luftë. Këtu ka të paguar nga Rezart Taci

Seanca në Kuvend për pak përfundoi në konfrontim fizik mes deputetit demokrat Ervin Salianji dhe deputetit socialist Erjon Braçe. Ishte Garda që bllokoi konfrontimin, ndërsa kryetarja e Kuvendit Nikolla ndërpreu seancën.

Psa 5 minutave pushin dhe masës  vërejtje që Lindita Nikolla bëri për Salianjin e mori fjalën Erjon Braçe.

Braçe i quajti ‘shifje” akuzat e Salianjit se ka folur me Rezart Taçin dhe emri I tij ka dalë në dosjen e përgjimeve italiane.

 “Ka më tepër se mbi një orë që diskutohet për etikë dhe etika ndaj grave mori fund kur gjithë urrejtja u derdh mbi fletën e votimit të grisur. Këtu mori fund etika atë ditë.

Unë erdha këtu për të folur për buxhetin. Kam folur nga e para tek e fundit atij qëllimi për të folur për bujqit.  Në këtë sallë ka shpifës të dënuar nga gjykata madje dhe komplotues në kurriz të njerëzve që janë në këtë sallë.

E përsëritur, e përsëritur, sigurisht ka një limit. Dokumenti i përgjimit të Tacit mban datën 18 tetor 2021. Atë document e zotëroj të plotë dhe më 18 tetor 2021 nuk kam qenë zv/kryeministër. Më 9 shtator kur u betua qeveria roli im ka qenë deputet në sallë të kuvendit”

Madje shkoi më tej duke akuzuar se ka deputetë të cilët paguhen nga Taçi ose dhe paguhen me para cash për të bërë këto skena në kuvend.

“Unë e di që në këtë sallë ka njerëz që paguhen për të shpërndarë akuza sa tek njëri tek tjetri. Do tjua provoj sa paguhen me kesh. Dhe këto historira me lufta përfundojnë tek dita e pagesës kesh.

O kam denoncuar unë transaksionet e ARMO-s o ska folur njeri në këtë sallë. Madje dhe kam kallëzuar në prokurori. Një prokuror që nuk është më e mori dosjen dhe e mbylli gojën.  Armo është një varr i hapur në mes të asaj partie. Mes meje e Rezart Tacit na ndan një oqean I madh. Ka fytyra këtu që janë paguar nga Rezart Taci. Faleminderit për zyrën që më keni dhënë por është deri në tavan me dosje.”