Pandemia e të pavaksinuarve! Covid shpërthen në Fier, qarku i dytë më i prekur në vjeshtë
Fieri është qarku i dytë në rang vendi me numrin më të lartë të infektuarve me koronavirus këtë vjeshtë. Ndërkohë që ka nisur aplikimi i dozës së tretë për grupet e riskut, ekspertët e shëndetit thonë se moshat nga 18 deri në 40 vjeç janë kontigjenti më pak i vaksinuar edhe për shkak të keqindormimit.
Me 853 raste pozitive, dhe me 17951 të infektuar gjithsej, Fieri është qarku i dytë më i prekur nga e virusi Covid-19.
Drejtori i njësisë vendore të Kujdesit Shëndetësor e quan valën e vjeshtës, pandemi e të pavaksinuarve.
"85-90% e personave që janë aktualisht pozitivë janë të pavaksinuar. Tani është pandemia e të pavaksinuarve."
Pak më shumë se 130 mijë banorë i janë përgjigjur thirrjes për tu vaksinuar, duke e renditur mes qarqeve me nivelin më të ulët të shfrytëzimit të vaksinës.
"Grupmosha 18-40 vjeç ka mbulesën më të ulët të vaksinimit dhe ne jemi duke punuar me këto grupmosha."
Ndërkohë edhe në Fier ka nisur vaksinimi derë më derë, edhe i dozës së tretë për të moshuarit dhe mjekët, ndërsa fëmijët nën 18-vjeç do të vaksinohen vetëm me lejen e njërit prej prindërve.

