Braçe kritik me paketën fiskale: Më shqetëson që godasim fermerët dhe jo ndërtuesit

Deputeti socialist, Erjon Braçe, u shpreh kritik me paketën fiskale të qeverisë për 2022.

Teksa shprehu mbështetjen ndaj protestës së fermerëve, Braçe tha se në vend që preken favoret e fermerëve duhen prekur favoret prë ndërtuesit.

Duke folur në Kuvend, Braçe tha se goditja në sektorin e bujqësisë ka nisur që në 2018 dhe vijon ende.

Braçe: E kemi nisur në 2018 goditjen dhe vazhdon goditja në sektorin e bujqësisë. Vazhdon goditja në skemën e TVSH-së, të pabarabartë në hyrje dhe dalje. Vazhdon goditja në imputet bujqësore, vazhdon goditja e habitshme dhe në prodhimin e bujqve. Natyrisht qëe kemi rënë dakord që përjashtimet në sistemin fiskal nuk janë të përjetshme por duhet barazi dhe për to. Ndërkohë që ne godasim favoret në bujqësi, favoret për bujqit, favoret për prodhuesit, në krahun tjetër nuk prekim favoret apo përjashtimet për ndërtuesit. Sot që flasim përjashtimi në TVSH për furnizimin me tokë për ndërtesa dhe ndërtesa në zonë rezidenciale nuk i prekim.

Sot që flasim prekim padiskutim TVSH me imputet bujqësore por ama akcizën për birrën nuk e prekim. Ne vazhdojmë flasim gjithë ditën për taksën mbi qumështin pluhur por nuk mendojmë se çfarë dëmi të madh po i bëjmë me skemën e TVSH qumështit të freskët të bujkut dhe fermerit. Tani ëdhtë koha që jo mos të bëjmë këto që kemi sjellë këtu me ligjet fiskale, por të tejkalojmë gjithçka që kemi sjellë me ligjet fiskale. Të bëjmë mirë për bujkun, të bëjmë mirë për prodhimin e tij. Të barazojmë skemën e TVSH në transaksione të brendshme nga bujku te grumbulluesi. Të ndërtojmë një sistem që kosifikon prodhimin e bujkut dhe të vendosim një dysheme të pakalueshme nga asnjë grumbullues.