“Asnjë milimetër për pallate!” Nis ndërtimi te “5 Maji”, banorët: Nuk shkon më tej nëse nuk firmosim kontratat
Banorët e "5 Majit" vijojnë protestat për shtëpitë e tyre. Ata janë në pritje të përgjigjes nga Bashkia ndërsa paralajmërojnë se do të bllokojnë edhe punimet e rindërtimit nëse nuk ka kontrata.
Ndërsa punimet për projektin e rindërtimit në zonën e "5 Majit" kanë filluar me ritme të shpejta, banorët që ende nuk kanë firmosur kontratë për shpronësimin e shtëpive nuk ndalin protestat.
Ata thonë se do të pengojnë zbatimin më tej të projektit nëse Bashkia e Tiranës nuk plotëson kushtet.
Foto/ Aksidentohet stilistja e njohur shqiptare
16 Nëntor, 14:08
"Nuk lejojmë të bëhet prishja pa bërë marrëveshje me banorët."
"Të bëjë me ne akt-marrëveshje, jo akt-marrëveshje paçavure por mes dy palëve."

Tubimit i janë bashkuar edhe banorët e njësisë 4, me të cilët ndajnë këtë hall të përbashkët.
"Në këtë projekt na ka përfshirë bahskia për interesat e saj private. Te njësia numër katër dhe tetë më së shumti ndërton privati. Përderisa bashkia nuk e bën transparent projektin do të thotë se ka diçka për të fshehur. Ne bashkisë i kërkojmë në radhë të parë të bëjë transparent projektin, në radhë të dytë përfitimin tonë përmes këtij shkëmbimi."

Paralajmërojnë dhe protesta të dhunshme nëse do të jetë e nevojshme.
"Qoftë edhe me dhunë fizike. Unë gjënë time do ta mbroj."
Një ditë më parë banorët e "5 Majit" ishin përpara Bashkisë.
Ata paraqitën kërkesat për mbrojtjen e interesave dypalëshe, por deri më tani nuk kanë patur asnjë reagim apo tryezë të përbashkët dikutimi.


