Foto/ Aksidentohet stilistja e njohur shqiptare
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Nëntor 2021, 14:08
Stilistja e njohur shqiptare nga Kosova, Lia Stublla, është përfshirë në një aksident automobilistk. Për fat të mirë stilistja gëzon shëndet të mirë.
Lajmin e aksidentit e ka bërë të ditur vetë Lia, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

Ajo thotë se shkak i aksidentit ishte shoferja e makinë tjetër, pasi sipas Lias shoferja ishte në gjendje të alkoolizuar.
“Faleminderit për interesin. Gjatë natës së mbrëmshme një vajzë e pirë me veturë Range Rover i ka dëmtuar veturat në parking. E rëndësishme qe nuk ka të lënduar”, shkruan Lia në Instgram.
Nga fotot duket se makina e stilistes është dëmtuar në pjesën e përparme.
