"Pse na vrave shpirtin" Agron Llakaj humb njeriun e zemrës: Kovidi i pa besë ta preu jetën në mes

Është ndarë nga jeta motra e aktorit të humorit shqiptar, Agron Llakaj. Lajmin e trishtë e ka bërë të ditur vetë Agron Llakaj, nëpërmjet një postimi në Instagram.

Në shkrimin e tij rrëqethës, Llakaj përshkruan momentet e fundit të motrës dhe thotë se Covid-i i mori jetën.

"Motër moj ! Bardhë moj ! Pse na e vrave shpirtin?! Sa emër të bukur që kishe moj motër por fatin jo…,kovidi i pa besë ta preu jetën në mes. Sa vuajte moj shpirt, sa lëngove moj motër. Në mëngjes kur folëm më the “jam mirë por kam ftohtë!”Ah pse s'mu ankove njëherë moj zemër,ah!!! Ike motër,ike…,jemi të pafuqishëm para fatit që na ka caktuar Zoti ! Lamtumirë motra ime ! Lamtumirë o shpirt ! Më fal por s'munda ! Qofsh e Zotit,e parajsës siç vetë zemrën kishe!"

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Agron Llakaj (@agronllakajofficial)