Zbardhet dëshmia e shqiptares që plagosi ish-burrin: Do qëllonte vajzën! Historia e rrëmbimit 5 vite më parë
Zbardhet dëshmia e Klodiana Çelës, 49-vjeçares shqiptare e cila qëlloi me armë zjarri më 11 nëntor, në drejtim të ish-partnerit të saj grek.
Ngjarja ndodhi në sy të vajzës së tyre të mitur dhe ish-bashkëshorti i saj mbeti i plagosur.
Ajo ka deklaruar se gjithçka e ka bërë për të mbrojtur fëmijën.
Sipas saj, i plagosuri ka nxjerrë armën duke kërcënuar vajzën e cila ishte larguar me shokun e saj të klasës.
Në emisionin “Live News” në Mega, 49-vjeçarja pohon se nuk kishte ndërmend të lëndonte fëmijën e saj, duke pretenduar: “Kur fëmija im vrapoi në rrugë, me pretekstin se pa shokun e klasës, ai (mjeku) ka nxjerrë armën dhe i ka thënë: “Ndalo ku je, do të të qëlloj dhe do them që e ka bërë nëna jote ”.
“U ktheva dhe i thashë ‘mos i thuaj budallallëqe fëmijës."
"Mendova se ishte false,” pohoi gjithashtu Klodiana Çela.
“Nxitova t’ia merrja armën por në atë moment ai qëlloi”, ka thënë ajo.
E pyetur nëse mendonte se fëmija mund të lëndohej, 49-vjeçarja tha: "Aspak, e mbrojta fëmijën me të gjitha forcat ”.
E pyetur nëse është penduar për veprimin e saj, ajo tha: “ Pyeti ata fillimisht nëse janë penduar që e morën fëmijën nga një nënë, për pesë vite të tëra. Unë mbrojta jetën e fëmijës tim .”
Klodiana Çela u dërgua sot për të dhënë versionin e saj për ngjarjen pa praninë e avokatit.
Duke u larguar nga gjykata, e akuzuara ndër të tjera ka bërtitur: “Nëse ka drejtësi, unë dhe fëmija duhet të jemi bashkë, më shpifin ”.
Gjendja e okulistit George Younger po përmirësohet, por zbulimet që vijojnë të dalin në dritë në lidhje me 49-vjeçaren janë tronditëse.
Sipas medies greke, 49-vjeçarja kishte në plan të rrëmbente vajzën e saj në Shqipëri, plan i cili u anulua kur u zbulua nga policia.
Sipas Mega, katër vite më parë, mjeku kishte bërë denoncim ndaj 49-vjeçares, pasi ajo nuk e kishte kthyer në kohë vogëlushen që kishte marrë për të kaluar fundjavën me të. Kur autoritetet e lokalizuan, ajo e kërcënoi se do ta hidhte vogëlushen nga ballkoni i banesës ku qëndronte.
Pas shumë orësh negociata, policia arriti të futej në banesë, ndërsa 49-vjeçarja u arratis drejt Shqipërisë me makinë duke e marrë dhe vajzën me vete. Por rrugës shëndeti i kësaj të fundit u përkeqësua duke prishur planin e Çelës, e cila u detyrua ta dërgonte atë në spital.
Një dëshmitare, e cila foli për Star pohoi se 49-vjeçarja i saj kishte rrëfyer se po mendonte të vriste doktorin.
Kontradiktor është dhe fakti që 49-vjeçarja një herë prezantohej si shqiptare dhe herë tjetër shprehej se ishte pasardhëse e një familjeje të njohur dhe të pasur greke, shkruan Protothema.
