Shkak kujdesatria e vajzës , gruaja shqiptare qëllon me armë ish-bashkëshortin në sy të 13 vjeçares
Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në Grqie, ku një grua me origjinë shqiptare ka qëlluar me armë zjarri ish-bashkëshortin e saj.
Mediat greke, bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në Chalandri.
Mësohet se gruaja ka qëlluar ish-burrin në sy të vajzës së tyre në moshën 13 vjeçare. Policia ka bërë të mundur arrestimin e gruas shqiptare, ndërsa mjeku është dërguar në gjendje të rëndë në spital.
Sipas raportimeve, shqiptarja dhe okulisti shin prindër të vajzës 13 vjeç, e cila ishte marrë në kujdestari nga greku.
Autorja dhe i plagosuri kishin pasur një lidhje jashtëmartesore, nga e cila kishin edhe djalin. Ndërsa okulisti kishte marrë kujdestarinë e 13-vjeçares dhe e rriste me gruan e tij angleze.
Fqinjët kanë treguar se gruaja shqiptare e shqetësonte gjithmonë burrin grek dhe shkak dyshohet se ishte bërë fakti se ky i fundit nuk e lejonte të takohej me fëmijën.
