Rama në shëtitje me gruan: Prishtina ime e zemrës, sot fillon një epokë e re

Një ditë pasi fitoi zgjedhjet për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama doli një shëtitje me bashkëshorten e tij për të falenderuar edhe qytetarët që e votuan. 

"Prishtina ime e zemrës!
Kjo fitore është e jotja!
Sot fitoi secili banor, në qytet e në çdo fshat!
Vota jote më fuqizon me privilegjin e të qenit Kryetar i Prishtinës, e që nuk është Kryetar veç i një tjetër komune, po i vetë kryeqytetit të Kosovës. Të kryeqytetit, që ka zgjedhur zhvillimin dhe transformimin, dhe që duke qenë i krejt Kosovës, ka për ta llogaritë gjithë Kosovën në planifikimin e vet të gjithëmbarshëm komunal" shkruan ai në një postim në facebook.

Rama në shëtitje me gruan: Prishtina ime e zemrës, sot fillon

Më tej ai thotë se u përulet para privilegjit e përgjegjësisë që i kani dhënë dhe u jep fjalën që secilën ditë si kryetari i tyre do të punojë për jetësimin e plotë të krejt projekteve që i ka premtuar.

Rama në shëtitje me gruan: Prishtina ime e zemrës, sot fillon

"Sot fillon një epokë e re – ajo në të cilën ne të gjithë, bashkë, do t’i dalim zot vetvetes.
Ju dua!" shkruan Rama duke falenderuar në veçanti, ma të dashurën e tij, Kristale Ramën, banoren më të re të Prishtinës, për besimin dhe përkrahjen e saj të vazhdueshme.