Samiti i Demokracisë në SHBA, Osmani publikon ftesën e Biden: Kosova model për rajonin e më gjerë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka falenderuar presidentin e ShBA-ve, Joe Biden për ftesën në Samitin për Demokraci që do të mbahet në dhjetor të këtij viti.

Teksa ka publikuar ftesën e marrë prej tij Osmani thekson se Republika e Kosovës është shembull i ndritur i përpjekjeve të vazhdueshme për liri e demokraci dhe si e tillë model për rajonin e Ballkanit dhe më gjerë.