Kosovë/ 1 viktimë dhe shtatë raste të reja me Covid në 24 orët e fundit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Nëntor 2021, 15:19
Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar se sot ( 13 nëntor) janë konfirmuar 7 raste të reja me Covid-19, ndërsa një person ka humbur jetën në 24 orët e fundit .
Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 13 persona.
Numri i rasteve aktive me koronavirus në vend është 420 persona.
Sa i përket fushatës së vaksinimit, në 24 orët paraprake janë administruar 2.560 doza të vaksinës.
Që prej fundit të marsit, kur në Kosovë nisi fushata e imunizimit, autoritetet kanë administruar 1,594,499 doza të vaksinave. Prej këtij numri, 749,432 persona janë vaksinuar me dy dozat e vaksinës, shkruan REL.
Në Kosovë mund të vaksinohen personat mbi 12 vjeç. Ata mund të zgjedhin ndërmjet vaksinës së kompanisë Pfizer apo AstraZeneca.


