Hysaj: Ta harrojmë Anglinë, asnjë nënvlerësim ndaj Andorrës
Në konferencën për shtyp për sfidën e fundit eliminatore, në krah të trajnerit Reja ishte mbrojtësi Elseid Hysaj. Lojtari kuqezi foli për momentin që po kalon skuadra pas humbjes në Wembley dhe atë që duhet të bëjnë në ndeshjen e fundit
“Humbje e thellë ajo me Anglinë dhe na ka demotivuar disi, por këto ditë të gjithë bashkë duam ta harrojmë, tani duhet të përqëndrohemi në ndeshjen tjetër për ta mbyllur sa më mirë. ‘Të përgjumur? Anglia ka lojtarë të mëdhenj dhe normale që do na vinin në vështirë. Problem i madh është që pësuam 5 gola, patëm edhe lëndime në fushë. Kështu që duhet të kuptojmë Anglinë që ka yjet e botës.
Mbrojtësi kuqezi medon se Andorra është një rival i rrezikshëm që mund të hapë probleme në fushë ndaj dhe duhet maksimumi ndaj tyre.
“Andorra është një ekip që bezdis të gjitha ekipet, nuk është e lehtë që të përballesh me ta. Kemi punuar dhe jemi përmirësuar, jemi rritur dhe duhet të kemi përqëndrim si një ekip i fortë përballë e jo ta nënvlerësojmë. Duhet të shfrytëzojmë këtë rast për të fituar. Vendi i tretë duhet të kalojë nga kjo ndeshje, rrezikojmë por jemi duke punuar për të rregulluar ato gabime, besoj te ky ekip dhe do të futemi në fushë për të fituar”, deklaroi mbrojtësi i kombëtares kuqezi./Ora News/.
