Pamje nga dhomat e zhveshjes, Shqipëria do të luajë me fanellën e bardhë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Nëntor 2021, 17:59
Do të jetë një mbrëmje e paharruar për futbollin shqiptar por pse jo dhe atë europian nëse kuqezinjtë do të bëjnë një paraqitje të madhe.
Teksa “Wembley” i cili do të ketë 90 mijë tifozë sonte po mbushet gradualisht vijnë dhe pamjet e para nga dhomat e zhveshjes së kombëtares ku bie në sy zgjedhja për të luajtur me fanellën e bardhë.
Ndërkohë gjatë paradites ekipi ka patur edhe një vizitë të veçantë ku boksieri kuqezi Florian Marku i takoi në hotelin ku po qëndrojnë për t’u dhënë moral e për t’u treguar ndoshta rrugën sesi në një stadium gjigand siç e përjetoi aim und të arrihet te fitorja./Ora News/.

