Mbappe mban pezull PSG-në bashkë me Real Madrid

Për më pak se një muaj, Kylian Mbappe do të jetë i lirë të zgjedhë të ardhmen duke firmosur me çdo klub qe ai dëshiron.

Me kontratën në fund të qershorit të 2022, sulmuesi francez ende nuk ka vendosur të rinovojë por ende nuk jep asnjë sinjal se ku mund të shkojë. Pas pokerit të realizuar me Francën në ndeshjen ndaj Kazakistanit, lojtari nuk dha asnjë indikacion duke mbajtur pezull parizienët por edhe Florentino Perez.

“Për të ardhmen nuk e di aspak.   Tashmë e kam thënë që kam kaluar pesë vite të jashtëzakonshme këtu, e kam shijuar çdo moment dhe vazhdoj ta bëj. Këtu do të vijnë shumë gjëra të rëndësishme, mundësi të mëdha, por për këtë kam folur edhe më pare. Ajo që më ndodhi këtë verë, më dha formë. Dështimi i penalltisë vendimtare ndaj Zvicrës, pas një transferimi të dështuar, të vendos mendjen dhe aftësitë e tua në një sprovë të madhe. U përgjigja në mënyrën më të mirë të mundshme sonte besoj”, deklaroi sulnuesi francez.

Reali siç duket duhet të presë ende për goditjen e madhe teksa nën hije Leonardo po bën çmos për të rinovuar me lojtarin francez./Ora News/.