Video/ Brazili pret biletën për në Botërorin e Katarit, mposht 1-0 Kolumbinë

Pesë ndeshje përpara mbylljes së eliminatoreve, Brazili arrin të kualifikohet për në Kupën e Botës Katar 2022.

Pa asnjë humbje në 12 ndeshje, me 11 fitore dhe vetëm një barazim, Seleçao siguron kështu një vend për në eventin madhor të vitit të ardhshëm që do të zhvillohet për herë të pare në dimër e jo në verë siç është bërë gjithmonë.

Skuadra e drejtuar nga Tite u mjaftua me një fitore 1-0 ndaj Kolumbisë në shtëpi për të siguruar kualifikimin, teksa  në “Maracana” kishte edhe tifozë të pranishëm.

Deçiziv ishte Lucas Paqueta që në 72’ falë një asisti të Neymar arriti me të djathtën të mposhtte David Ospinan.

Kaq i mjaftoi Brazilit dhe tani Neymar me shokë i pret klasikja e madje me Argjentinën ku do të luajnë si të kualifikuar dhe pa presion./Ora News/.