Video/ Turqia shkëlqen dhe sposton Norvegjinë për një vend në playoff
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Nëntor 2021, 21:15
Turqia është shumë pranë zonës playoff të paktën pasi matematikisht ka edhe shpresa për të shkuar direkt në Botëror nëse Holanda nuk fiton me Malin e Zi.
Ekipi turk shpartalloi Gjibraltarin me rezultaton 6-0 duke shënuar nga 3 gola për çdo pjesë, sukses që e çon skuadrën në vend të dytë automatikisht dhe sfida e fundit duhet fituar me Malin e Zi për ta konfirmuar kalimin në playoff.
Norvegjia bën një gafë të madhe teksa u ndal në barazim në shtëpi ndal Letonisë pa gola, rezultat që vështirëson shumë kualifikimin në playoff. Gjithsesi matematikisht janë shanset gjithmionë nëse gabon Turqia por dueli i fundit do të jetë ndaj Holandës kryesuese dhe nuk do të jetë aspak e lehtë./Ora News/.
