Trajneri Gliha: Kosova mund ta mposhtë Greqinë, kemi nevojë për fitore
Kosova do të luajë të Dielën ndeshjen e fundit eliminatore ndaj Greqisë në Selanik dhe trajneri i përkohshëm, Primoz Gliha foli në konferencën për shtyp ku theksoi nevojën e një fitoreje që do ta mbyllte pozitivisht sadopak këto eliminatore të Botërorit për dardanët.
“Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, por do të japim maksimumin në këtë përballje. Të shohim si do të rrjedhin gjërat. Do të ndryshojmë diçka dhe do t’i zbulojmë nesër. Do të jetë një ndeshje ndryshe nga ajo me Jordaninë ku në pjesën e dytë luajtëm shumë më mirë, krijuam goxha raste, por nuk ia dolëm të shënojmë”.
Trajneri slloven më pas e pranoi se ekipi nuk ka bërë mirë dhe se kritikat i pranon për paraqitjet e skuadrës.
“Duhet t’i pranojmë kritikat, nuk mund të jesh trajner futbolli nëse nuk je i gatshëm të pranosh kritikat. Ndaj Jordanisë na munguan rreth 3-4 futbollistë, një gjë e tillë ndikon që gjërat të mos funksionojnë. Në futboll ka rëndësi të madhe të jesh kompaktë.Nuk mund të bëjmë tani ndryshojmë të grupit të lojtarëve , por mund të bëjmë kombinime të futbollistëve që kemi. “Kemi nevojë për fitore, besojmë se mund ta mposhtim Greqinë. Do të jetë e vështirë, Greqia ka ekip shumë të mire”, përfundoi trajneri i dardanëve./Ora News/.
