Sot ndeshja Angli-Shqipëri, tifozët britanikë: Fiton Anglia

Shqipëria ëndërron të realizoj mrekullinë sonte në mbrëmje në mitikun Wembli, edhe pse përballë është Anglia, dhe koeficienti i vështirësish është shumë i lartë.

Interesi për këtë takim është i jashtëzakonshëm, jo vetëm nga shqiptarët, por edhe britanikët. Është shitur çdo biletë e mundshme për këtë kualifikuese.

Për të përcjellë emocionet dhe atmosferën nga Londra, Ora News ka dërguar gazetarin Altin Sulçe, i cili sjell për publikun shqiptar opinionet e britanikëve dhe sesi e shohin ata këtë ndeshje.

"Është një ndeshje e madhe për Shqipërinë, por edhe për ne nuk do të jetë e lehtë. Megjithatë unë mendoj se do të fitoj Anglia 3-1."

"Anglia fiton padiskutim sepse është ekipi më i mirë në botë. Do të fitojmë me shifrat 4-1.  Unë jam ndjekës i rregullt i futbollit, jam tifoz i West Ham. Do ta mbyllim kampionatin në 10 vendet e para."

I pyetur nga Altin Sulçe se çfarë do të ndodh pas ndeshjes, tifozi përgjigjet...

"Asgjë nuk duam ta prishim miqësinë."

Gjithashtu Altin Sulçe i ka pyetur njerëzit e zakonshëm për marrëdhënien, opinionin që kanë me shqiptarët dhe sesi është të punosh me ta.

"Punoj me disa shqiptar këtu, kalojmë mirë. Janë pozitiv.  Kam kohë të gjatë që punoj me shqiptarë. Janë njerëz të këndshëm."

Ndeshja që do të luhet sonte në mbrëmje mes Anglisë dhe Shqipërisë do të jetë një surprizë e madhe.

Në kualifikuesen e fundit Angli-Hungari, pati përleshje të tifozëve hungarez me forcat e policisë.

"Nuk do të ketë probleme, do të jetë thjesht futboll. Do e shijojmë", thanë tifozët anglezë për mikrofonin e Ora News.