Shqipëria e përgjysmuar. Broja mbetet në Angli, ka dëmtime dhe 3 afrime në skuadër
Shqipëria duhet të mbrojë vendin e tretë me çdo kusht. Ndeshja e fundit me Andorrën nuk duhet diskutuar dhe duhet fituar për të marrë atë pak arritje që siguroi ekipi kuqezi në këto eliminatore por problemet janë të mëdha.
Siç njofton FSHF, Armando Broja ka patur sërish probleme fizike dhe ka kërkuar të mbetet në Angli pranë ekipit të tij Southampton por kjo gjë duhet parë pasi dyshohet shumë për një largim sesa dëmtim.
Salihi tha se Broja do të luante me Andorrën por ai nuk është çka ka detyruar stafin të thërrasë sërish Ernest Muçin për ndeshjen e fundit.
Gjithashtu ka probleme me dëmtimet ku Bare dhe Kumbulla bashkë me Veselin do të largohen pas dëmtimeve të pësuara teksa Reja ka grumbulluar edhe mesfushorin Ernest çokaj dhe sulmuesin e Tiranës, Taulant Seferi.
Ndërkohë që problemet nuk mungojnë as me skualifikime pasi do të mungojnë edhe Klaus Gjasula, Sokol Cikalleshi dhe Ardian Ismajli, të cilët gjithsesi do të qëndrojnë pranë kombëtares për sfidën e fundit./Ora News/.
