Edy Reja: Humbja nuk e dëmton imazhin, në këto nivele bëhet e vështirë

Trajneri kuqezi foli pas ndeshjes me Anglinë ku pranoi se ishte gjithçka shumë e vështirë dhe se kundërshtarët ishin shumë më lartë në çdo aspekt duke vënë në dukje se në këto nivele, Shqipëria nuk mund të bëjë asgjë.

“Përqëndrimi nuk ka të bëjë. Ata e nisën shumë fortë dhe fizikisht ishin shumë lartë, kishte diferenca. Në pjesën e dytë treguam disi personalitet por Anglia u ndal pas 5 golave, na dominuam totalisht, kur niseshin nuk i arrinim dot. Doja ta bënim ndeshjen ngadalë duke bërë presion dhe u përpoqëm t’i sulmonim lart por nuk i arrinim dot. Fizikisht nuk ishim mirë për të sulmuar më lart, nuk mund të krahasohemi por në këtë nivel bëhet e vështirë”.

Trajneri italian tha se Anglia ka nivel të lartë dhe në çdo moment të shënon ndërsa humbja nuk e dëmton imazhin e Shqipërisë

“Nuk mund t’a dalim në këto nivele, Anglia me çdo mënyrë golin e shënon dhe ishte shumë e vështirë për ne. Duhet të marrim në konsideratë që nuk mund të bënim zëvendësime dhe kishim 2 dëmtime të shpejta ndërsa nuk kishim fat as me dëmtimet. Në londër mund edhe të humbasësh dhe nuk besoj se këtu prishet imazhi ynë. Anglia ishte e karikuar dhe shumë në formë. Në ndeshjet e tjera e kam ndjekur Anglinë dhe nuk kanë luajtur me kaq intensitet, bëhet e vështirë për të gjithë”, përfundoi trajneri Reja./Ora News/.