Edi Reja: I kuptoj kritikat, Anglia nivel tjetër. Të mos hedhim poshtë punën e bërë

Pas një humbje të thellë me Anglinë, trajneri Edy Reja fol në konferencën për shtyp e fundit për këto eliminatore përpara një ndeshjeje ndaj Andorrës e cila mbyll fazën e grupeve të eliminatoreve të Botërotit dhe për trajnerin Italian ka shumë rëndësi një fitore.

Ai kërkon të harrohet disfata e fundit për ta mbyllur në vend të tretë në Grup që është gjithsesi një arritje. Gjithashtu ai kërkoi një vlerësim të drejtë të situates duke kuptuar kritikat pas disfatës së thellë me Anglinë.

Sa e vështirë ishte për të ngritur moralin pas humbjes?

“është e qartë që pas 5-0, morali nuk është i mire. Menduam se do të bënim më mire por duhet të marrim parasysh kë kishim përballë dhe Anglinë më të mire të të gjitha kohërave. Ndaj nesh ishin shumë agresivë dhe nuk na lane të bënim lojën tone. Tani e kemi arruaar, kemi folur me skuadrën dhe duam të bëjmë mirë. Andorra është ekip që paraqet rrezik, na bën të vuajmë dhe ne kemi detyrën për të bërë mire, të mos humbasim mendjen, Ne kemi bërë keq vetëm me Poloninë dhe duhet të mos hedhim poshtë atë që kemi bërë deri tani.”

Me mungesat e mëdha, do të jenë problem për sfidën me Andorrën?

“Kemi punuar në perspective me lojtarë e rinj që kemi në grup. Kemi mungesa mes dëmtimeve dhe skualifikimeve por duhet të shikojmë përpara dhe të marrim maksimumin nga ata që janë këtu. Do të luajnë shumë qenuk kanë luajtur kundër Anglisë. Do të jetë një skuader e re dhe duhet të gjejmë mënyrën e duhur pasi kemi një skuadër që mbyllet përpara. Duhet të kemi kokën dhe mentalitetin e duhur dhe të kemi durimin. Duhet të bëjmë ndeshje të mire dhe të bëjmë rezultat”.

Si është e verteta me çështjen Broja? Çfarë po ndodh me të?

“Ne e kemi lënë në shtëpi sepse kishte probleme me kaviljen. Ai dol inga fusha dhe kishte probleme, mori mjekimin dhe erdhi me ne, ishte pak më mire dhe shpresonim ta aktivizonim. Por na klubi kërkuan që ai të qëndronte për t’u kuruar dhe kaq, nuk ka probleme”.

Me mungesat që kemi, te kush lojtarë do mbështetet më shumë?

“Është  e qartë se e gjithë skuadra është gati, duhet një ekip i ekuilibruar dhe i motivuar. Duke marrë 3 pikë arrijmë një shifër të rëndësishme me 18 pikë të arritura është rezultat i jashtëzakonshëm. Mbetet pengu i hum bjes së thellë me Anglinë por mund të qëndrojë ndaj tyre. Ne duhet të bëjmë mire sepse është shumë e rëndësishme dhe mund të hedhim poshtë atë që kemi bërë. Kemi nevojë të tregojmë diçka edhe pse mund të ndryshojmë 6-7 lojtarë. ata që janë këtu meritojnë besim dhe unë kam besim te ata. Me Anglinë humbëm 2 lojtarë për 10 minuta dhe u ndërlikua shumë, edhe me Poloninë kishim disa probleme. Kemi arritur në këtë pikë por ato që do të zbresin në fushë do të jenë në 100% të kondicionit të tyre”.

Tifozët ishin në kulmin e euforisë ndërsa tani ka nervozizëm pas humbjes me Anglinë, çfarë mesazhi keni?

“Kemi luajtur kundër 4 lojtarëve titullarë të Man. United, 4 të Chelsea, 2 të Tottenham. Ata kanë edhe një grup lojtarësh në stol që janë yje, 5-0 është rezultat i keq por ne kishim disa kushtëzime dhe shkuam në Londër me një ekuip që nuk ishim 100% ndërsa ata po. Na sulmuan në fillim dhe nuk morëm frymë për 10 minuta, këta kanë mundësi të jashtëzakonshme dhe ne kritikojmë Shqipërinë, ok 5-0 rezultat i thellë por ata mund të fitojnë Kupën e Botës. Duhet të jemi të vetëdijshëm kundër kujt luajtëm. Nuk ishim në kushtet e duhura. Me Poloninë po të kishim disa alternativa nuk humbisnim dhe kështu jemi edhe ndaj Andorrës. Ishim të pafatë me dëmtime dhe skualifikime por jam i bindur që do të bëjmë mire me Andorrën. Duhet të jemi më objektivë, e kuptoj kritikën në futboll por duhet një sjellje me gjykime. Anglia bëri ndeshjen maksimale ndaj nesh, ndoshta në fillim sezoni do të ishte ndryshe por tani janë në maksimumin e formës. Ne kemi ndeshjen me Andorrën që është thelbësore”, deklaroi trajneri kuqezi/Ora News/.