Muçi shpërdoron, Shpresat humbasin 3-0 në Slloveni
Kombëtarja e 21-vjeçarëve, pëson humbjen e dytë në eliminatoret e Europianit për këtë moshë duke u mundur nga Slovenia.
Rezultati ishte i thellë 3-0 për vendasit por ndeshja padyshim mund të ishte ndryshe pasi kuqezinjtë e nisën mirë dhe paten gjtihçka në dorë.
Që në minutën e tretë, Shpresat fituan njëpenallti për pengimin e Asllanit në zone dhe Ernest Muçi gabon me gjujtjen që përfundon jashtë kuadrati.
Vendasit marrin zemër dhe menjëherë në 7’ kalojnë në avantazh me Bosilj dhe goli i pësuar çorienton ekipin e Bushit. Në 27’ Sllovenia shënon sërish me Matko dhe në pjesën e dytë kur Shqipëria po krijonte disa raste, vjen dhe goli i nokautit serish me Bosilj në 75’.
Me këtë humbje, Shqipëria ruan ende vendin e tretë në grup dhe duket se vendi i dytë pas kësaj disfate është e paarritshme./Ora News/.
