Video/ Anglia na kthen vite pas, Shqipëria pëson humbje turpëruese 5-0
As Argjentina e Messit e as Spanja e Lopeteguit nuk na kishte mundur në mënyrë të tillë siç e bëri Anglia në “Wembley”. Kuqezinjtë që kishin shkuar me pretendime në këtë transfertë jo vetëm që nuk morën asgjë por pësuan një humbje shumë të thellë, 5-0 që na kthen shumë vite pas në nivele të dobëta për kombëtaren.
Me një Harry Kane të pamëshirshëm që shënon 3 herë Shqipëria largohet e masakruar nga “Wembley” duke zhgënjyer mijëra tifozë kuqezi që kishin shkuar në tempullin e futbollit në Londër.
Ndeshja nis shumë e fortë dhe me përplasje ku Shqipëria humbet dy lojtarë titullarë si Bare dhe Kumbulla për shkak dëmtimi por deri këtu ndodh gjithçka sepse Anglia na ndëshkon me Maguire në minutën e 8’ por Myrto Uzuni në 14’ ka rastin e artë ku pas një gabimi të mbrojtjes angleze del i vetëm përballë portierit por nxitohet dhe gjuajtja e tij është qëndrore.
Shqipëri skandaloze, pësojmë 5 gola nga Anglia në pjesën e parë
12 Nëntor, 21:36
Në minutën e 18’ pësojmë një tjetër gol pas gabimeve në mbrojtje ku Harry Kane pothuajse i vetëm në mbrojtje shënon me kokë.
Henderson realizon në 28’ ndërsa Kane dy herë të tjera arrin tripletën perfekte vetëm në 45 minuta duke na dhënë një leksion të madh.
Pjesa e dytë është më ndryshe jo për meritat tona por sepse Anglia ul ritmin dhe e kthen vetëm në një stërvitje pjesën e mbetur.
Me këtë fitore, Anglia arrin direkt në Botërorin e Katarit ndërsa Polonia që mundi 4-1 Andorran siguron një vend në playoff. Tani për Shqipërinë, misioni është të ruaj vendin e tretë në grup./Ora News/.

