Armando Broja bëhet çështje? Sulmuesi përfundon në tribunë në “Wembley”
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Nëntor 2021, 19:24
Armando Broja është i dëmtuar apo ka diçka më shumë. Sulmuesi kuqezi, ndoshta më në formë nga të gjithë bashkë me Cikalleshin duhej të ishte të paktën në stol ashtu siç e tha trajneri Edy Reja në konferencën për shtyp por sot ai nuk figuron as mes emrave që duhet të jenë të gatshëm për të hyrë gjatë ndeshjes në zhvillim.
Broja priti dhe bëri kurat e nevojshme në Londër për t’u bashkuar me ekipin këtu dhe Southampton kishte dhënë “ok” që lojtari është i rikuperuar.
Atëherë çfarë ka ndodhur që Broja ka përfunduar në tribune? Nuk përjashtohet asgjë, as ndonjë diskutim i mundshëm mes lojtarit dhe trajnerit për aktivizimin e tij si titullar apo si rezervë!/ Ora News/.
