Dani Alves rikthehet te Barcelona, surprizon me pagën e tij
Nuk ka më dyshime, Dani Alves do të jetë një lojtar i Barcelonës në pak ditë, madje ai do të jetë në fushë në derbin ndaj Espanyolit të Keidi Bares gjithmonë nëse Xavi Hernandez e gjykon si të përshtatshme.
Mbrojtësi Brazilian i cili rikthehet pas 5 vitesh te ekipi katalanas vlerësohet për shumë gjëra nga trajneri dhe drejtuesit ndaj dhe kanë dhënë “ok” që ai të veshë këtë fanellë sërish.
Siç mësohet, Dani Alves ka pranuar të luajë praktikisht falas ose më sakte me një page simbolike duke marrë parasysh gjendjen e rëndë financiare të Barcelonës dhe normat e Fair Play Financiar që nuk lejojnë të bëjnë afrime të rëndësishme.
38-vjeçari vlerësohet për shpirtin e garës dhe karakterin ndaj dhe vet trajneri i ri spanjoll ka menduar se afrimi i tij do të sjellë gjëra pozitive në skuadër.
Dhe e treta e më e rëndësishmja, Dani Alves mund të rrisë konkurencën në krahun e djathtë e të shërbejë edhe si një pike referimi për Sergino Dest dhe Sergi Roberto e t’i ndihmojë ata në përvetësimin sa më të shpejtë të skemave të Xavit/Ora News/.
