Kthjellime dhe vranësira të shpeshta, ja si do të jetë moti sot
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Nëntor 2021, 08:02
Sipas MeteoAlb, vendi ynë do të jetë me kthjellime dhe vranësira të shpeshta, ku pritet që vranësirat të shtohen përkohshme, duke sjellë reshje në të gjithë Shqipërinë.
Reshjet do të jenë kryesisht me intensitet të ulët dhe afatshkurtra. Kjo situata e motit do të mbetet gjatë pjesës më të madhe të ditës.
Horoskopi 14 Nëntor, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju
13 Nëntor, 23:07
Temperaturat e ajrit do të mbeten kostante në mëngjes, por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 22°C.
Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi edhe mbi 45 km/h nga drejtimi jugor duke sjellë në Adriatik dhe Jon dallgëzim 4 ballë.

