Përfundon procesi i legalizimit në bashkinë Pustec
Në Pustec ka përfunduar procesi i legalizimit brenda zonës urbane të kësaj Bashkie.
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lame shpërndau këtë të shtunë certifikatë e pronës për 160 objekte, ndërsa sqaroi dhe arsyen se përse Bashkia e Pustecit ishte e vetmja Bashki në vend ku nuk kishte filluar ende procesi i legalizimit.
Këtu në Pustec, në cilësinë e drejtorit të Kadastrës vij për herë të parë. E kisha të vështirë ta bëja, sepse në tetë vite të Berishës dhe tetë vite të kësaj qeverie, këtu nuk ishte bërë asnjë legalizim. Arsyeja ka qenë mungesa e detajimit dhe ndarjes së zonave të mbrojtura nga zonat urbane të Parkut të Prespës.
Lame u bën thirrje banorëve t shtëpive te vjetra te hyjnë dhe ata ne proces legalizimi. Pjese e objekteve të certifikuara ligjërisht është edhe Kisha e Kryeëngjëllit, e vendosur në qendër të Pustecit, e rindërtuar nga themelet.
Për drejtorin e Kadastrës, sfidë dhe prioritet për Bashkinë e Pustecit mbetet regjistrimi i tokës bujqësore.
Protestë në Beograd kundër muralit kushtuar Mlladiqit
13 Nëntor, 22:23


