Njëri nga viktimat në Astir, i arrestuar në 2019-tën për grabitjen e prindërve të Elton Çiços

Ora News ka mësuar identitetin e dy viktimave mbetën të vdekur mbrëmjen e sotme në një atentat në zonën e Astirit.

Bëhet fjalë për Erigers Mihasi, 32-vjeçari i cili ka qenë i arrestuar në janar të 2019 për ngjarjen e grabitjes se dy prindërve të moshuar të Elton Çiços në Tepelenë në vitin 2016, por që më pas është liruar nga qelia.

Ai dyshohet se ka qenë bashkëpunëtor në dhunimin dhe grabitjen e një çiftit të të moshuarve.

Ai u arrestua në Yrshek të Tiranës, si rezultat i një operacioni mes policisë së Gjirokastrës dhe asaj të kryeqytetit.

Të paktën tre persona morën pjesë në grabitjen në fjalë. Naim Çiça, në atë kohë 61 vjeç dhe bashkëshortja e tij 60-vjeçare u lidhën, u dhunuan dhe nën kërcënimin e armëve, grabitësit u morën atyre 5 mijë euro.

 

Ai aso kohe u arrestua


pas identifikimit nga një gjurmë gishti, të fiksuar në një paketë cigareje, të sekuestruar në mjetin tip “Audi”.

Po ashtu, Mihasi ka qenë i shoqëruar edhe në ngjarjen e 4 tetorit 2019 të ndodhur në lokal “Monopol” në ish-bllok, ku ish-komandoja Marviol Bilo, në cilësinë e bodigardit të Ervin Mata, qëlloi me pistoletë duke plagosur Ervis Martinin, Elio Hato dhe la të vdekur në vend Fabian Gaxhën.

Shtëpia e Elton Çiços u vodh në 2015, ndërsa Elton Çiço u vra në vitin 2016 nga një atentat në ish-Bllok, në Tiranë. 

Ndërkohë që personi i dytë që mbeti i vdekur është Armand Dumani 26 vjeç, i cili mësohet se ka qenë pasagjer në makinë së bashku me Mihasin.

Ora News përcolli live të gjitha zhvillimet e kësaj ngjarjeje të rëndë që tronditi Tiranën mbrëmjen e sotme.

Raportuan në terren: Edison Vatnikaj, Keti Banushi, Nertila Dosti.