Atentati në Astir: Makina e autorëve rezulton e vjedhur në Tiranë. Ora News në vendin ku u gjet mjeti i djegur në Thumanë
Ora News sjell pamjet e vendit ku u gjet “Toyota” me të cilën autorët ekzekutuan me breshëri automatiku Erigers Mihasi dhe Armando Dumasi mbrëmjen e sotme tek dy rrathët në Astir.
Makina u gjet e djegur në Thumanë pak minuta pas vrasjes.
Ora News mëson se Toyota është raportuar e vjedhur në Tiranë, edhe targat e mjetit të djegur rezultonin të vjedhura në Tiranë.
Nisur nga zona ku është gjetur makina forcat e policisë pritet të ndërmarrin një operacion kontrolli në zonën e Thumanës, Niklës e Fushë Krujës.
Makina do ti nënshtrohet një ekspertize të imët nga eskpertët të cilët do të punojnë për të gjetur gjurmë që do i çojnë drejt identifikimit dhe arrestimit të autorëve.
Ora News përcolli live të gjitha zhvillimet e kësaj ngjarjeje të rëndë që tronditi Tiranën mbrëmjen e sotme.
Raportuan në terren: Edison Vatnikaj, Keti Banushi, Nertila Dosti.

