Breshëri me armë zjarri në zonën e Astirit, qëllohen për vdekje 2 persona

Dy persona kanë mbetur të vdekur pas të shtënave me armë zjarri  në zonën e Astrit në kryeqytet mbrëmjen e sotme.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonë e Astirit ku është qëlluar me armë në drejtim të një automjeti tip "Audi".

Mësohet se është qëlluar me armë me breshëri drejt “Audi” të bardhë, i cili ka qenë i parkuar me 2 viktimat brenda. 

Dy viktimat janë Erigers Mihasi, 32-vjeçari i cili ishte në pozicionin e shoferit dhe Armand Dumani 26 vjeç, i cili mësohet se ka qenë pasagjer së bashku me Mihasin. 

Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka rrethuar zonën dhe po punon për kapjen e autorëve.  

Ora News përcolli live të gjitha zhvillimet e kësaj ngjarjeje të rëndë që tronditi Tiranën mbrëmjen e sotme.

Raportuan në terren: Edison Vatnikaj, Keti Banushi, Nertila Dosti.

Te rejat shikoni ketu: