Atentati te "Astiri": Makina shoshë nga plumbat e kallashnikovit, trupat e viktimave dërgohen në morg
E gjithë zona e “Astirit” në Tiranë është tronditur dhe u përfshi në panik pasi dëgjuan breshëritë e automatikut që ekzekutuan Eriges Mihasin dhe Armand Dumani që ndodheshin në “Audi”.
Autorët duket se i kanë ndjekur dhe kanë qëlluar nga krahu i pasagjerit ku ka qenë i ulur Armand Dumani në vendin e quajtur "2 rrathët” në Unazë të Re.
Në këtë anë të makinës ka shumë shenja plumbash, tregues që drejt tyre është derdhur një breshëri automatiku, raporton Ora News.
Disa më minuta më vonë është gjetur një makinë e djegur në Thumanë që dyshohet se është e autorëve.
Rreth orës 21:00 dy autoambulanca me trupat e pajetë u larguan drejt morgue.t Ndërkohë ekspertët po mbledhin prova.
Deri në orën 21:22 forcat e policisë kanë blinduar të gjithë zonën ndërsa do të ndërmerret një aksion për identifikimin dhe arrestimin e autorëve.
Shumë drejtues të lartë të policisë së shtetit ndodhen në vendngjarje. Edhe shefi i komisariatit nr 6 ndodhet në vendin e ngjajres. Reth orës 21:29 karroatreci mori dhe makinën e policisë, raporton Ora News.
Policia do verifikojë dhe kamerat e sigurisë për të parë nëse do të mund të ndihmojnë në zbardhjen e këtij atentati.
Ora News përcolli live të gjitha zhvillimet e kësaj ngjarjeje të rëndë që tronditi Tiranën mbrëmjen e sotme.
Raportuan në terren: Edison Vatnikaj, Keti Banushi, Nertila Dosti.
