Pamje nga vendngjarja/ Atentat me 2 viktima në Astir, qëllohet në lëvizje “Audi”
Një atentat tjetër ka tronditur Tiranën mbrëmjen e sotme, ku 2 persona janë ekzekutuar me breshëri.
Ka qenë një makinë në lëvizje ajo që ka qëlluar mbi një “Audi” të bardhë dhe duke lënë kështu 2 persona të vdekur.
Sikurse mund të shihet edhe nga pamjet nga vendi i ngjarjes, plumbat janë lëshuar nga ana e shoferit dhe dyshohet se autorët kanë qenë profesionistë.
Gzretari i Ora News, Edison Vatnikaj bën me dije se dyshohet se autorët e kanë ndjekur makinë “Audi” dhe më pas kanë shfrytëzuar kryqëzimin për të shtënë.
Ndërkohë, autorët janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes dhe janë tashmë në kërkim nga policia.
Ora News përcolli live të gjitha zhvillimet e kësaj ngjarjeje të rëndë që tronditi Tiranën mbrëmjen e sotme.
Raportuan në terren: Edison Vatnikaj, Keti Banushi, Nertila Dosti.

