Gjendet një automjet i djegur në Thumanë, dyshohet se u përdor nga autorët në vrasjen e Astirit

Një automjet i djegur është gjendur pak minuta më parë në zonën e Thumanës.

Ndërkohë, dyshohet se automjeti i përket autorëve të atentatit në Astir të Tiranës ku mbetën të vdekur 2 persona, Erigers Mihasi dhe Armando Dumani.

Mësohet se policia dhe zjarrfikëset janë nisur drejt Thumanës për të bërë verifikimet e zakonshme.

Nuk është konfirmuar akoma zyrtarisht nga policia nëse makina e djegur ka lidhje me atentatin, por atentate të tilla gjithmonë shoqërohen pak minuta më vonë me një djegie makine, e cila është përdorur në atentat për të humbur gjurmët.

Gjendet një automjet i djegur në Thumanë, dyshohet se u

Nga ana tjetër, Ora News mëson se Erigers Mihasi kishte ardhur ditën e djeshme nga Gjermania në vendin tonë.

Po ashtu bëhet me dije se Armando Dumani nga verifikimet e policisë rezulton të jetë shok dhe komshiu i Erigersit që banon në zonën e Rrugës së Qelqit.

Kështu, dyshohet se të dy viktimat janë studiuar nga atentatorët dhe është pritur që ata të futen në kryqëzim duke ndaluar shpejtësinë e makinës, duke çuar qëlluar me breshëri arme.

Ora News përcolli live të gjitha zhvillimet e kësaj ngjarjeje të rëndë që tronditi Tiranën mbrëmjen e sotme.

Raportuan në terren: Edison Vatnikaj, Keti Banushi, Nertila Dosti.