Vrasja e dyfishtë në Astir me breshëri të “çmendur”, plumbat godasin edhe bordurat e betonit

Dyshohet se Eriges Mihasin dhe Armand Dumani janë vrarë me breshëri në lëvizje nga një mjet që ka ecur pranë tyre në Astir.

Sipas informacionet paraprake, atentatorët e kanë ndjekur makinë “Audi” të dy viktimave dhe kanë pritur sa të futen në kryqëzim, duke ecur paralel me ta dhe pastaj i kanë qëlluar me breshëri.

Makina “Audi” ka ecur pak metra për shkak të inercisë, ndërsa dyshohet se viktimat kanë vdekur në vend nga plumbat e shumtë.

Ora News nga vendi i ngjarjes sjell edhe atë çka ka mbetur nga atentati, ku në rrugë duke xhama të thyer.

Atentatorët kanë qëlluar nga ana e shoferit dhe në xhamin e parmë, ndërsa trajektorja e plumbave ka qëlluar edhe mbi bordurat ku duken shenjat e thella mbi beton.

Nga ana tjetër, gjatë ushtrimit të kontrollit paraprak në “Audin” ku u ekzekutuan dy viktimat Mihasi dhe Dumani, nuk është gjendur asnjë armë apo send i paligjshëm brenda në makinë dhe trupin e dy viktimave.

Ndërkohë, vrasja është kryer në prezencë të  kamerave pasi pikërisht në atë vend janë instaluar kamera nga kompania Salillari që po kryen punime për ndërtimin e Unazës së Re.

Mësohet se makina “Audi” është marrë me qira nga Mihasi, cili kishte mbërritur nga Gjermania ditën e djeshme.

Nga ana tjetër policia konfirmon se ka gjetur një makinë të djegur në Thumanë e cila rezulton e vjedhur dhe dyshohet se është përdorur në atentatin në Astir.

Ora News përcolli live të gjitha zhvillimet e kësaj ngjarjeje të rëndë që tronditi Tiranën mbrëmjen e sotme.

Raportuan në terren: Edison Vatnikaj, Keti Banushi, Nertila Dosti.

Vrasja e dyfishtë në Astir me breshëri të

Vrasja e dyfishtë në Astir me breshëri të

Vrasja e dyfishtë në Astir me breshëri të