Ekskluzive/ Pastrimi i parave të Cosa Nostras, përgjimet: Rezart Taçi do të merrte 4 mln euro të transfertës
Rreth 4 milionë euro do të përfitonte biznesmeni i naftës Rezart Taçi dhe bashkëpunëtorët e tij nga transferimi i 19 milionë eurove në llogarinë e tij bankare në Tiranë. Është ky konkluzioni i Prokurorisë së Antimafias së Palermos në dosjen e hetimeve për pastrimin e parave. Në dosjen e zbardhur nga Rtv Ora sipërmarrësi shqiptar shfaqet shumë herë në përgjimet e antimafias italiane e në bisedë me brokerin italian Cestagalli. Taçi e Cestgalli sipas përgjimeve të Antimafias e të zbardhura në dosjen hetimore ishin dakordësuar të merrnin 16% të shumës prej 19.300.000 euro.
Sipas dosjes hetimore të Prokurorisë së Antimafias së Palermos e cila ka drejtuar operacionin e riciklimit e autoriciklmit të parave e zotëruar ekskluzivisht nga RTV ORA e Ora Neës, zbardhet se në këtë hetim janë përfshirë sipërmarrësi italian Francesco Zummo, ekonomisti Fabio Petruzella, Daniele Cestagalli, broker financiar e sipërmarrësi shqiptar Rezart Taçi.
Sipërmarrësi shqiptar shfaqet shumë herë në përgjimet e antimafias italiane e në bisedë me brokerin italian Cestagalli, bën me dije Ora News.
Për ndërmjetësinë e tyre Taçi e Cestagalli do të merrnin 16% të shumës së 19 milionë e 300 mijë euro e baraz me 3.088.000. Përgjimi bëhet në datën 20 korrik 2021.
Bisedë telefonike e Cestagallit me Taçin e publikuar në dosje:
Cestagalli i komunikon Taçit: "Gjëja e parë që do bëjmë të marrim pjesën tonë e duhet ta bëj ai meqë ka prokurën e ne dalin jashtë me pjesën tonë.... tërheqim pjesën tonë me 3. 88 e ata marrin 16.... unë mendoj se duhen lënë 100/ 200... si mendon ti...”
Cestagalli... Por ai thotë se do ta bëj përmes një kompanie të plakut... e ai meqë ka prokurorën ka përgjegjësi... ai thotë se gjëja më inteligjente është të fluturojnë në një vend tjetër...
Cestagalli: I thashë se unë e njoh vëllain tim, të jep gjithë mbrojtjen e botës... ai më thotë se na ka vlerësuar shumë punën ,, i thashë se jo atë të djemve e të Rezart.... unë jam thjesht si të thuash një eksponent që bashkon dy gjëra..."
Cestagalli: "Gjëja e dytë duhen transferuar nga Shqipëria e aty ku ata duan... mesazhi është ky, i telefonoj e i them... miku vëlla të vë në dispozicion e ke në dispozicion kompaninë e tij, pa të kërkuar asgjë..
Pas kësaj bisede me Taçin brokeri telefonon Fabio Pettrozella-n të cilit i komunikon:
"Për atë që thamë më parë për shoqërinë e Petrolit të Rezartit, nëse të ndihmon ta vë në dispozicion pa kërkuar asgjë, pra mund të mbështetesh tek ai e gjërat bëhen më të thjeshta për ty... pra problem ke kompaninë petroliere e prej aty mund të shkosh... e të blesh vaj në Singapor..." -bën me dije Ora News.
Më 28 korrik 2021 u depozitua nga Zvicra në bankën greke Alpha në Tiranë shuma prej 18.399.996 euro në llogari të Francesco Zummo.
Më 30 korrik 20210 noterja Hamzaj e Dhomës së Noterisë së Tiranës, firmos prokurën e Fabio Petruzzella për llogari të Francesco Zummo.
Ajo ka deklaruar se ka udhëtuar personalisht drejt Palermos për të marrë dëshminë e Zummo që autorizonte Petruzellan me prokurë për të administruar llogarinë e tij bankare në Tiranë.
Më 2 gusht 2021, Fabio Petruzella i shoqëruar nga shqiptarët, Artur Balla e Bledar Lilo janë prezantuar në sportelin e Aplfa Bank e Petruzella ka dorëzuar prokurën që e autorizon atë, bën me dije Ora News.
Hetimet e Antimafias italiane kanë nisur para majit të 2021 e kanë vazhduar deri më sot.
Shuma e depozituar në Tiranë, prej 23 milionë euro, fillimisht ishte nën emrin e Francesco Zummo, në Bankën Shtetërore të Kantonit të Ticino.
Kjo shumë ishte investuar në dy fonde në Liechtenstein e 4 milionë në një fond argjentinas, si dhe janë përfshirë në një sërë manovrash financiare për të lejuar transferimin e tyre nga një shtet në një tjetër.
Sipas dosjes hetimore të Antimafias së Palermos brokeri Daniele Cestagalli e shqiptari Rezart Taci, ishin dakordësuar për të lehtësuar transferimin e këtij kapitali duke përdorur kompaninë e petrolit të Taçit për të transferuar më pas paratë e Zummos në Singapor, sikur përdorur për transaksionin e blerjes së petrolit, bën me dije Ora News.
Sipërmarrësi palermitan Zummo kishte si qëllim që paratë e sapo transferuara në Shqipëri pas 5-6 ditësh të dërgoheshin në kapitalin e një kompanie në Hong Kong.
Dy ortakët Taçi e Cestagalli ishin në dyshim nëse duhen lënë ose jo një shumë e vogël parash në llogarinë bankare të Zummo-s në Shqipëri ose Zvicër për të mos rënë në sy apo duhej mbyllur e tëra. Ekonomisti i sipërmarrësit italian, sugjeronte mbylljen e menjëhershme për të mos lënë gjurmë.
Në llogarinë bankare të Bankës së Ticino kjo shumë parash në emër të Francesco Zummo e depozituar më 2019 kishte vlerën e 22 340 280 euro, bën me dije Ora News.
Autoritetet shqiptare kanë vërtetuar se kjo shumë pas derdhjes në bankën greke kapte vlerën e 18.399.996 euro.





