Covid në Shqipëri, 587 rase të reja dhe 3 viktima në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në vendin tonë janë regjistruar  587 raste të reja me Covid-19, ndërsa 3 qytetarë kanë humbur jetën në 24 orët e fundit.

Viktimat janë, një 49-vjeçar nga Patosi, një 63-vjeçar nga Tirana dhe një 65-vjeçar nga Ballshi.

Në total janë kryer 3,143 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me  Covid, 587 qytetarë, në këto bashki: 241 qytetarë në Tiranë, 40 në Fier, 28 në Berat, 26 në Gjirokastër, 23 në Elbasan, 20 në Durrës, 19 në Shkodër, 17 në Lushnje, 16 në Vlorë, Korçë, 13 në Dimal, 12 në Kamëz, Sarandë, 8 në Kavajë, Përmet, 7 në Mallakastër, 5 në Kurbin, Pogradec, Kuçovë, 4 në Tropojë, Lezhë, Krujë, Bulqizë, Patos, Peqin, Gramsh, Libohovë, 3 në Vorë, Këlcyrë, Devoll, 2 në Selenicë, Himarë, Maliq, Skrapar, Poliçan, 1 në Malësi e Madhe, Fushë- Arrëz, Has, Mirditë, Dibër, Mat, Rosokovec, Divjakë, Konispol, Finiq, Tepelenë, Memaliaj, Kolonjë, Cërrik, Librazhd.

8,401 pacientë janë  aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 176 pacientë, nga të cilët 26 janë në gjendje më të rënduar.

Statistika (13 Nëntor 2021)

Raste të reja ditore          587
Të shëruar në 24 orë       526
Të shtruar në spitale       176
Humbje jete në 24 orë     3
Testime ditore                 3,143

Testime totale              1,347,471
Raste pozitive                192,600
Raste të shëruara            181,213
Raste Aktive                     8,401
Humbje jete                      2,986

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë           4,460
Fier                865
Shkodër         453
Vlorë                443
Gjirokastër      443
Durrës             419
Berat               367
Elbasan            346
Korçë              253
Lezhë              195
Dibër                81
Kukës              76