Xherdan Shaqiri: Me Italinë ndeshja e vitit. Nuk kemi ardhur për t’u mbrojtur
Itali-Zvicër do të jetë kryendeshja e ditës së Premte mes sfidave eliminatore që do të zhillohen për Kupën e Botës.
Të dyja skuadrat janë me pike të barabarta në Grupin C dhe një fitore e secilës prej tyre do të thoshte një biletë direkte për në Kupën e Botës në Katar.
Zvicra ka mungesa të rëndësishme për këtë ndeshje ku kapiteni Granit Xhaka nuk do të jetë por një tjetër shqiptar, Xherdan Shaqiri do të mbajë shiritin e helvetëve. Në konferencën për shtyp ai foli për këtë ndeshje duke karikuar skuadrën zvicerane.
“Cilat janë ndjesitë tuaja për këtë ndeshje? A do të jetë ndryshe nga gara e luajtur në korrik?
“Sot vij këtu me një ndjenjë ndryshe pozitive në krahasim me Euro 2020. Viti i ri, trajner i ri, ne e shikojmë të ardhmen me optimizëm dhe duam të tregojmë një reagim për ndeshjen e korrikut dhe të rikuperojmë krenarinë e humbur në krahasim me garën në kampionat evropian”.
Mungesat janë të shumta, si reaguat si kapiten?
"Është futboll, lëndimet janë pjesë e futbollit. Duhet të dish t'i pranosh, kemi lëndime që kanë qenë pjesë e kësaj skuadre për një kohë të gjatë. Ky është futbolli, dëmtimet gjithashtu u japin mundësi lojtarëve të tjerë të luajnë shanset e tyre dhe Të gjithë do të përpiqen të ndihmojnë ekipin.Të njëjtin problem ka edhe Italia, ne duhet të bëjmë më të mirën në bazë të mundësive që kemi dhe të ndihmojmë sa më shumë ata që kanë luajtur më pak në këtë kontekst.Të rinjtë luajnë me gëzim, dëshirë për të shkuar në fushë. Qëllimi do të jetë të mposhtim Italinë, është një shans i madh për të gjithë ne. Ne kemi ardhur këtu jo për t'u mbyllur në mbrojtje, por për të ngacmuar kundërshtarët tanë me një taktikë të menduar mirë."
Si i keni ndihmuar të rinjtë këto ditë?
"Të rinjtë trajtohen pak më ndryshe në vitin 2021 se në të kaluarën, ndoshta ne ishim më të turpshëm ndërsa tani ata kanë më pak frikë të tregojnë në fushë cilësitë dhe të rrezikojnë. Cilësia e sektorit të të rinjve është rritur dhe ata tani janë në gjendje të përballojnë ndeshje të tilla por ne të gjithë kemi eufori, jo vetëm lojtarët e rinj por edhe lojtarët më me përvojë..."
Sa e rëndësishme do të jetë gara e nesërme?
"Për ne do të jetë gara e vitit, do të ishte sensacionale të fitonim. Ata janë padyshim favoritë, kanë një cilësi të mahnitshme. Do të jetë një ndeshje e shkëlqyer, do të duhet të japim maksimumin”, deklaroi kapiteni i Zvicrës, Xherdan Shaqiri./Ora News/.
